Draghi: Italia ka administruar 4 vaksina, qëllimi që të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë

Një deklaratë ka ardhur nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, lidhur me situatën e Covid-19 në vend dhe procesin e vaksinimit. Gjatë fjalës së tij në senat, ai tha se Italia ka në administrim 4 vaksina kundër COVID-19 të sigurta dhe efektive.
“Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson and Johnson do të jetë në vend në prill. Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në një kohë sa më të shkurtër. Ne duhet të kemi ritëm, të vaksinojmë gjysmë milioni në ditë.” shtoi ai.
Kryeministri tha se këto vaksina janë “drita jeshile” për rihapjen e vendit dhe se po planifikohet që menjëherë pas Pashkëve të rihapen shkollat. Italia është një ndër vendet më të prekura evropiane sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike dhe si pasojë vaksinat janë arma më e fortë në luftën kundër saj.
Aktualisht vaksinimi në vend po kryhet me Pfizer, Moderna AstraZeneca dhe siç lajmëroi dhe kryeministri në prill do të mbërrij ajo amerikane Johnson&Johnson. Italia është një ndër ato shtete të cilat pezulluan AstraZeneca për disa ditë por menjëherë pas rimiratimit nga EMA, vaksinimet në vend rivazhduan,
Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3,419,616, ndërkohë që ai viktimave është 105,879 në të gjithë vendin.


