Është e pamundur që këto shenja horoskopi të jenë shoqe. Ju bëni pjesë në këto grupime?

Soft

Është e pamundur që këto shenja horoskopi të jenë

Janë të paktë 3 grupe në shenjat e horoskopit, që nuk durohen me njëra- tjetrën, duke qenë e pamudnur të bëhen shoqe. E nisim listën me dy persona të shenjës së Binjakëve.

Kjo shenjë është vërtet e vështirë të bësh me veten tënde. Ata mbajnë brenda vetes dy personalitete dhe vazhdimisht ecin në vijën e hollë midis normales dhe marrëzisë. Kur keni dy Binjakë, ka dy situata të mundshme para jush –ata ose do të jenë miqtë më të mirë ose armiqtë më të këqij. Ata nuk kanë asnjë ‘mes të artë’.

Akrepi dhe Ujori; Nëse duam të jemi plotësisht të sinqertë, Akrepat me të vërtetë nuk kanë miq në zodiak, dhe kjo sepse ata janë thjesht të tillë. Por nëse duam të gjejmë një shenjë që Akrepi vështirë se mund të qëndrojë, atëherë do të ishte Ujori.

Problemi është se Ujori është shumë i relaksuar, shumë mendje hapur dhe kapriçioz, dhe e gjithë kjo i çmend Akrepat. Mos toleranca e tyre është e ndërsjellë dhe Ujori në mënyrë të barabartë nuk e duron dot Akrepin.

 

Peshorja dhe Dashi; Peshorja pëlqen të ketë një ‘kokë në re’ dhe në botën e tyre gjithçka është e bukur dhe në ekuilibër. Kjo është ajo ku botët përplasen pasi Peshorja është një shenjë që dëshiron të ruajë paqen, dhe Dashi është kokëfortë dhe duhet të ketë gjithmonë të drejtë.

Edhe pse shpesh janë armiq, ata prapë respektojnë njëri-tjetrin sepse e kuptojnë njëri-tjetrin në një mënyrë që personazhet e tjerë nuk mund ta kuptojnë.

ME TE LEXUARAT