Shembull qytetarie nga Lushnja, kryetarët e PS dhe PD shtrëngojnë duart dhe pozojnë bashkë

Politikë

Shembull qytetarie nga Lushnja, kryetarët e PS dhe PD shtrëngojnë

Zgjedhjet të paktën në Shqipëri, shpesh I ngjajnë një arena ku aktoret politik ofrojnë një gjuhë të ashpër që përcillet pastaj poshte edhe tek strukturat dhe mbështetesit.

Në shumë raste dita e votimit dhe numerimi ka sjell jo pak incidente mes përfaqësuesve të forcave politike në KZAZ dhe grupe numerimi.

Këtë herë në zgjedhjet e 25 prillit, incidentet kanë qënë shumë të pakta, madje atmosfera e numerimit dhe post numerimit është dominuar më shumë nga fryma positive dhe mirëkuptuesve mes personazhave të ndryshëm të kampeve politike. Rasti I fundit për tu sjell në vëmendje vjen nga Lushnja.

Pas procesit të numërimit, përfaqësuesit e PD dhe PS kanë pozuar së bashku, gjë e cila është pasuar pastaj edhe nga një foto mes dy kryetareve të forcave politike ne këtë Bashki.

Gentjan Nushi që drejton socialistet dhe Sajmir Korreshi që drejton demokratet ( tashmë edhe deputet) I kanë dhënë duart njeri-tjetrit dhe kanë pozuar duke buzeqeshur duke sjell një shembull të shkelqyer qytetarie për të cilën shoqëria shqiptare tejskajmërisht e politizuar ka më shumë nevoje së kurrë.

Shembull qytetarie nga Lushnja, kryetarët e PS dhe PD shtrëngojnë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion