Sherri shkoi keq mes çiftit, burri nuk e mendon dy herë, lë gruan në mes të autostradës dhe largohet

Soft

Sherri shkoi keq mes çiftit, burri nuk e mendon dy herë, lë

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një burrë i acaruar nisi të debatonte me gruan teksa ishte në makinë. Debati nuk shkoi aspak mirë, kur burri e la gruan e tij në mes të autostradës dhe u largua.

Mësohet se në makinë me çiftin ishte dhe djali tyre 6-vjeç. Mediat tregojnë se gruaja fillimisht e pa si një shaka pa kripë, vetëm pasi burri u zhduk me shpejtësi nga rruga, ajo u alarmua.

Ajo shkoi më pas në restorantin më të afërt në zonë dhe kërkoi ndihmë. Gruaja njoftoi më pas policinë pasi sipas saj bashkëshorti ishte i dehur. Mësohet se policia ka arritur që ta arrestojë shoferin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion