Humbje e rëndë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti Fogert Kallopi

Sport

Humbje e rëndë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta në

Një lajm i trishtë vjen nga sporti shqiptar. Bilardisti Fogert Kallopi është ndarë nga jeta në moshën vetëm 38-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të sportistit.

Kallopi ka përfaqësuar ndër vite ekipin e Lushnjës, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar, duke dhënë kontributin e tij në sportin e bilardos në Shqipëri.

Federata e ka kujtuar me respekt për pasionin dhe përkushtimin ndaj këtij sporti, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të dhimbshme për komunitetin e bilardos shqiptare, citon vplus.

NJOFTIMI NGA FEDERATA SHQIPTARE E BILARDOS

Me hidhërim të thellë, Federata Shqiptare e Bilardos & Snookerit njofton ndarjen nga jeta të bilardistit Fogert Kallopi, në moshën 38-vjeçare.

Fogerti ka përfaqësuar ekipin e Lushnjës dhe ka qenë anëtar i ekipit kombëtar. Ai do të kujtohet me respekt për pasionin dhe kontributin e tij në sportin e bilardos.

Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e bilardos shqiptare.

Federata i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kallopi, të afërmve dhe miqve të tij, duke u bashkuar me dhimbjen e tyre në këto momente të vështira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion