Problemet e mëdha që po shkaktohen nga konsumi i vajit të peshkut

Soft

Problemet e mëdha që po shkaktohen nga konsumi i vajit të peshkut

Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.

Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet. Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut.

Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë. Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega.

Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse. Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik.

Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik. (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion