Portugalia krijon kryeveprën, një urë e fshehur midis gjelbërimit, pemëve dhe natyrës (Video)

Në Portugali është krijuar ura 165 metra e gjatë, fshehur midis gjelbërimit, pemëve dhe natyrës. Ura nuk është vetëm një atraksion turistik por edhe një përvojë e bukur për qytetarët të cilët provojnë të ecin mbi të.
Në ecjen e parë në këtë urë, kanë folur disa dëshmitarë. “Unë kisha frikë, por ia vlejti. Ishte e jashtëzakonshme, një përvojë unike që falë adrenalinë.”, tha qytetari i parë i cili shkeli mbi këtë urë.
"Unë jetoj këtu dhe kur kam dëgjuar për projektin nuk e kam besuar. Sot jam shumë krenar që jam këtu.... është përvojë unike”, shtoi një ndër qytetarët të cilët banojnë pranë zonës ku është ndërtuar ura.
Punimet për urën më të gjatë në botë zgjatën për 2 vjet. Ky atraksion turistik është fuqizim dhe një mundësi për qytetarët e zonës, të rimëkëmben nga “goditja” e pandemisë së COVID-19.


