E tmerrshme! Foshnja braktiset në mes të parkut nga nëna, e gjen një i panjohur

Britania është tronditur, pasi një foshnje u gjet në mes të një parku në Birmingham, braktisur nga prindërit. Sipas mediave, besohet se foshnja ka lindur po në atë ditë dhe është braktisur disa orë më vonë.
“Foshnja është e shëndetshme, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur ende nënë e tij. Jemi të shqetësuar. Duam që fëmija të mos ketë asnjë shqetësim, si fizikisht, por edhe mendërisht”, lajmëroi policia.
Ndërkohë, fëmija u gjet nga Terry Ëalsh, 64-vjeç. Ky i fundit ishte duke kaluar shëtitje me qenin e tij në park, kur ky i fundit, u afrua tek një batanije që gjeti në mes së hapësirës me bar. Pasi u afrua, i moshuari Ëalsh, tha se gjeti foshnjën dhe menjëherë lajmëroi policinë.
“Isha duke kontrolluar për qenin, kur e pashë iu afrova menjëherë. Veshët më dëgjuan të qara fëmije, u afrova përsëri, ku pikasa më pas foshnjën”, u shpreh 64-vjeçari


