Po vjen festivali UNUM, One Albania promovon kulturën dhe mjedisin e pastër

Soft
Po vjen festivali UNUM, One Albania promovon kulturën dhe mjedisin e
Drejtori ekzekutiv i "One Albania", Brano Djurovic

Për të katërtin vit, One Albania do të mbështesë festivalin më të madh të muzikës elektronike, UNUM Festival. I vendosur në plazhin ranor të Shëngjinit, UNUM-i ka bërë bashkë mbi 100 artistë me famë ndërkombëtare që shpërfaqin talentin e tyre në bregdetin shqiptar për gjashtë ditë e pesë netë.

Festivali është kthyer në një ndalesë të përvitshme të adhuruesve të muzikës elektronike, të cilët shijojnë tingujt e preferuar në bregdetin idilik shqiptar, të rrethuar nga sfondi malor dhe peizazhe piktoreske.

Po vjen festivali UNUM, One Albania promovon kulturën dhe mjedisin e

Në konferencën zyrtare të festivalit, drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic tha se One Albania mbetet e angazhuar për të mbështetur aktivitete të tilla që synojnë nxitjen e mëtejshme të aktiviteteve rinore dhe festive, por në të njëjtën kohë edhe promovimin e Shqipërisë dhe turizmit.

"Potenciali i Shqipërisë si një destinacion i larmishëm turistik është shumë i madh dhe festivali i UNUM-it sjell pjesëmarrës nga e gjithë bota që përveçse argëtohen me muzikën fantastike, kanë mundësinë të njohin edhe Shqipërinë. One Albania është e përkushtuar për të mbështetur rritjen e turizmit nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit për të fuqizuar individët, bizneset dhe komunitetet.”- tha Djurovic.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë në konferencë duke theksuar që ky festival ngre siparin e aktiviteteve verore dhe shërben si pikëtakim i artistëve dhe mijëra të rinjve nga gjithë bota.

Po vjen festivali UNUM, One Albania promovon kulturën dhe mjedisin e

“Më vjen shumë mirë që One e ka mbështetur që nga fillimet e veta festivalin UNUM, i cili tashmë është kthyer në një traditë dhe kartvizitë prestigjioze e turizmit në Shqipëri.”- tha Kumbaro.

Për të garantuar një eksperiencë unike për pjesëmarrësit e këtij eventi, One Albania vendosi në fokus edhe promovimin e një mjedisi të pastër, si një element me rëndësi të veçantë në zhvillimin e turizmit shqiptar. Pas konferencës, punonjës të One Albania u angazhuan në një aksion pastrimi që u shtri përgjatë vijës bregdetare dhe ambienteve përreth festivalit.

One Albania, partneri strategjik i nismës “Albania All Senses” së Ministrisë së Turizmit, mbështet eventin që gjallëron panoramën kulturore shqiptare, por gjithashtu sjell mijëra turistë nga e gjithë bota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion