Peshon sa një fëmijë 4 vjeç, macja obeze detyrohet të nisë dietën!

Një mace që jetonte në bodrumin e një spitali në Rusi është bërë virale në rrjet për shkak të peshës së saj. Macja ishte aq mbipeshë sa nuk mund të ecte kur e gjetën shpëtimtarët. Kur ajo u vendos në peshore ishte 17 kg, që korrespondon me peshën mesatare të një fëmije katër vjeç.
Si rezultat, Kroshik është detyruar të nisë një program diete dhe stërvitje në një strehë kafshësh për të humbur peshë. Ekipet e shpëtimit thanë se Kroshik besohej se ishte braktisur dhe disi përfundoi në bodrumin e spitalit në Prem, një qytet pranë maleve Ural.
Atje, stafi dashamirës i ushqeu macet me biskota dhe supë. “Historia e saj është një rast jashtëzakonisht i rrallë që dikush e do një mace aq shumë sa e ushqen dhe ajo arrin një gjendje të tillë”, tha një zëdhënëse e strehës “Matroskin” në Prem.
Kroshik, i cili ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me personazhin vizatimor Garfield, është aq obez sa veterinerët nuk mund t’i bënin ekzaminimin me rreze ultratinguj për shkak të shtresave të trasha të yndyrës


