Masivi i kromit zuri poshtë të riun me fadromë, policia zbardh ngjarjen!

Aktualitet

Masivi i kromit zuri poshtë të riun me fadromë, policia zbardh

Policia ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në qafën e Burrelit ku një masiv dheu në një galeri kromi ka zënë poshtë një të ri i cili po punonte me fadromë pranë një rezervuari.

Policia raporton se i riu po punonte më fadromë për gërryerjen e një rezervuari në momentin kur masivi i dheut e ka zënë poshtë.

"Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion