Nusja vonohet në dasmën e saj, prifti nis procedurat e celebrimit pa praninë e saj...

Soft

Nusja vonohet në dasmën e saj, prifti nis procedurat e celebrimit pa

Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti I famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës. 

“E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje”, shpjegoi Ati Doglio.

Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, nuk e priti nusen as 15 minuta zyrtare dhe e filloj shërbesën vetëm pas tri minutash.

“Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, deklaroi prifti.

Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti thuhet se u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion