Çamë e grekë nuk bëhen bashkë, Mesila Doda “distancohet” nga Berisha, e pavarur në Kuvend

Politikë

Çamë e grekë nuk bëhen bashkë, Mesila Doda

Edhe pse doli deputete pasi Sali Berisha e strehoi ne listën e sigurtë të PD-së, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur. 

Top Channel ka mësuar se në deklarimin që ajo ka bërë në Kuvend shprehet se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Sali Berisha i dha mundësinë dy aleatëve të tij, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, të krijonin grupin e tyre parlamentar, por Mesila Doda preferoi të mos ishte as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Nëse me Ilir Metën e kishte të lehtë, pasi i duheshin vetëm tre deputet hua me aleatët e tjerë, kryedemokrati e kishte të vështirë, t’i huazonte secilit aleat deputetët që i nevojiteshin për grup kuvendor dhe u pa opsioni që Fatmir Mediu të gruponte të gjithë aleatët bashke me deputetët demokrat që i duheshin, por PDIU duket se nuk e ka preferuar një zgjidhje të tillë, duke u distancuar edhe nga grupi i PD, të paktën me letra.

Shenjën e pare të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e një dite më parë, ku shkoi në sallë dhe mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion