“Je kaq e bukur!...”, fjalia e parë që i tha Trump Princeshës së Uellsit

Showbiz

“Je kaq e bukur!...”, fjalia e parë që i tha Trump

Princi William dhe gruaja e tij Kate, Princesha e Uellsit, përshëndetën presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonjën e Parë Melania Trump, ndërsa ata mbërritën në Kështjellën Windsor të mërkurën.

Pas zbritjes së tyre nga Air Force One, çifti amerikan shtrëngoi duart me familjen mbretërore, ku Trump pati mundësinë ta përshëndettë personalisht Katen – të cilën e pa për herë të fundit në vitin 2018.

Ndërsa iu drejtua princeshës, ai tha: “Je kaq e bukur, kaq e bukur”, sipas raportimeve “The Independent”.

Trump është udhëheqësi i parë politik i zgjedhur në kohët moderne që pritet dy herë nga një monark britanik, pasi është pritur tashmë nga gjyshja e William, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, në vitin 2019. /Klankosova

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion