FBI kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e ish- avokatit të Donalt Trump, ja për çfarë akuzohet

Bota

FBI kryen kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e ish- avokatit

Rudy Giuliani, ish- avokati i Donald Trump është nën hetim nga FBI. Mediat e huaja shkruajnë se FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e tij, pas dyshimeve për një lidhje me Ukrainën, por ai e mohon.

Mediat shkruajnë se ish- avokati i Trump akuzohet se përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020 është përpjekur për të zbuluar informacione inkriminuese për kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, në lidhje me Ukrainën dhe bizneset e tij. Presidenti Biden dhe djali i tij i kanë mohuar këto pretendime.

FBI sekuestroi disa pajisje elektronike gjatë kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e ish-kryebashkiakut të Neë York, Giuliani. Hetimet përfshinin një pretendim se Giuliani nuk arriti të regjistrohej si një agjent i huaj. Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj kërkon që njerëzit të njoftojnë Departamentin e Shtetit nëse veprojnë si agjent i huaj në emër të një kombi tjetër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion