Njihuni me amerikanin gjeni, 12-vjeç por mori diplomën e shkollës së mesme dhe të universitetit brenda një viti

Soft

Njihuni me amerikanin gjeni, 12-vjeç por mori diplomën e

Mike Wimmer, mbajeni mend këtë emër! Bëhet fjalë për një 12-vjeçar gjeni, i cili ka përfunduar studimet e gjimnazit dhe të universitetit. I mituri nga Karolina e Veriut, gjatë kohës së pandemisë, nuk u depresionua, apo nuk mori famë në Tik Tok, por mori mësime shtesë në shkollë.

Sipas mediave ndërkombëtare, 12-vjeçari është gati për tu diplomuar në shkollën e mesme dhe kolegj në të njëjtën javë. Mike, sipas mediave ndërkombëtare, do të diplomohet nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe nga Shkolla e Mesme e Akademisë Concord më 28 maj.

Siç ai vetë ka rrëfyer, ka ndjekur mësimet në dy shkolla njëkohësisht kur kuptoi se me ritmin që po ndiqte, do t’i duheshin dhe pak punë për të marrë diplomën. Nëna e tij, për mediat u shpreh që ai nuk dorëzohet kurrë, qëllimet e tij i realizon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion