Nëse vapa po ju lë çdo natë pa gjumë, ja si duhet të veproni

Gjatë verës, problemi më i madh që njerëzit kanë është vapa, duke e bërë të pamundur procesin e gjumit. Disa këshilla treguar nga ekspertët po bëjnë xhiro në internet, duke pretenduar se janë mënyra më e mirë në këto raste.
Para se të flini, pini ujë shumë të ftohtë, pasi kështu ndihmoni të freskoni trupin. Gjithashu, pi shumë ujë, kështu ulet nxehtësia e trupit, duke e bërë më të qetë gjumin.
Sigurisht edhe darka është shumë e rëndësishme në këtë problem. Mundohuni të hani ushqime të lehta, pasi shumë ushqim e rrit nxehtësinë e trupit, pasi ushqimi do kohë që të tretet. Ha gjëra të freskëta, shumë fruta, perime të gjalla.


