Aksident në Fier-Seman, mjeti përfundon në kanal, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

Aktualitet

Aksident në Fier-Seman, mjeti përfundon në kanal, drejtuesja
Një aksident rrugor është regjistruar këtë paradite në aksin Fier-Seman, në fshatin Ferma Çlirimi.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion