Asnjë përmirësim në Indi, mbi 40 mijë të infektuar brenda 24 orëve të fundit, 500 të vdekur
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 10:38
Bota

Situata e Covid-19 në Indi nuk ka asnjë përmirësim. Raporti i fundit publikuar nga autoritetet shëndetësore, ka treguar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42,982 raste të reja me Covid 19, ndërsa kanë humbur jetën 533 persona.
Ekspertët theksojnë se shkak për këtë situatë është varianti Delta, që paraqitet më ngjitës dhe përhapet shumë shpejt.

Ky variant është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, duke ngritur alarmin. Shumë vende ka ashpërsuar masat, madje edhe jnë futur në karantinë.


