Ndodh edhe kështu! Rimorkio për të sekuestruar skuterin elektrik, qytetarët tallen keq me policinë e shtetit (Foto)

Soft

Ndodh edhe kështu! Rimorkio për të sekuestruar skuterin elektrik,

Në Angli është fotografuar pamja më qesharake, që lidhet me policinë e shtetit. Në foto shihet një skuter elektrik, i vendosur mbi një rimorkio që përdoret për mjete të përmasave të mëdha. Kjo foto ka marrë shumë kritika dhe komente tallëse. Lidhur me këtë, në Facebook, policisë në Hereford iu sugjerua që një mjet me peshë 45 kg mund ta kishin futur në makinë.

 “Shpenzojnë paratë kot. Kërkojnë kamionin për të tërhequr një mjet aq të vogël. Përveç kësaj, shtojnë ndotje dhe trafik në rrugë për një skuter”, shkruajnë përdoruesit e Facebook.

“Nuk gjetën dot një më të madh? Ai skuteri po rri ngushtë aty ku e kanë vënë”, shkruan një tjetër komentues.

Policia e Ëest Mercia nuk lejon përdorimin e skuterit në rrugë ose në vende publike, për shkak se, sipas tyre, një mjet i tillë nuk plotëson kushtet e sigurisë.

ME TE LEXUARAT