Elon Musk në rrezik, merr kërcënim nga grupi “Anonymous”

Soft

Elon Musk në rrezik, merr kërcënim nga grupi

Elon Musk, drejtuesi i Tesla është kërcënuar nga grupi ndërkombëtar i hakerave, “Anonymous”. Në një videomesazh ata njoftojnë se do të sulmojnë Musk pasi me mesazhet e tij në rrjetet sociale ndikoi në rënien e ndjeshme të çmimit të disa kriptomonedhave.

Grupi shprehet se Musk ushtron shumë pushtet në tregjet e kriptomonedhave dhe ata nuk mund ta durojnë më përpjekjet për t’u treguar kavalier me sjelljen e tij me mënyrën sesi ai sillet me to.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Musk bëri një postim që shumë njerëz e morën si një mesazh të koduar. Ai publikoi një foto të logos së Bitcoi me imazhin e një zemre të thyer, që shumë njerëz e përkthyen si një ndarje të tij nga kriptomonedha.

“Miliona investitorë me pakicë po besojnë vërtet në fitimet e tyre me kriptomonedhat për të përmirësuar jetën e tyre. Kjo është diçka që nuk do ta kuptoni kurrë sepse keni lindur në pasurinë e vjedhur të një miniere smeraldi të aparteidit në Afrikën e Jugut dhe nuk keni asnjë ide se si është lufta për shumicën e njerëzve që punojnë në botë”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e “Anonymous”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion