Ndodh edhe kështu! 25-vjeçarja lë të fejuarin për babain e tij

Soft

Ndodh edhe kështu! 25-vjeçarja lë të fejuarin për

Një 25-vjeçare amerikane vendosi që t’i jepte fund marrëdhënies me të dashurin e saj, të cilin e kishte njohur që kur ishte adoleshente, për t’u lidhur me të atin e tij 61-vjeçar, që së shpejti do të bëhej edhe vjehrri i saj.

Mackenzie Yocum tha se kishte nisur t’i pëlqente babai i të fejuarit, kur lidhja po kalonte në një moment të vështirë. Vetë 61-vjeçari ishte në procedura divorci dhe në këtë kohë ato nisën një lidhje sekrete që zgjati 6 muaj. E reja amerikane tha se kur lidhja e tyre u zbulua, e kuptoi se e dashuronte vërtetë të atin e të fejuarit.

Mackenzie, e cila sot ka një fëmijë me babain e ish të dashurit, shprehet: “Jam penduar vetëm për faktin që nuk u tregova e sinqertë dhe që nisa lidhjen pa e mbyllur më parë me të dashurin tim”.
Ajo tregon se si nisi pëlqimi për babain e të fejuarit: “Pasi u fejuam, nisa të zihesha shpesh me nënën e tij. Problemet ia tregoja më shumë vjehrrit dhe i kërkoja këshilla. Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i gatshëm të më këshillonte”.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion