Jini vigjilentë! Nëse vazhdimisht djersisni, duhet të drejtoheni tek mjeku

Soft

Jini vigjilentë! Nëse vazhdimisht djersisni, duhet të drejtoheni

Gjatë verës, të gjithë kemi vapë dhe për pasojë djersisim. Por, nëse vazhdimisht keni këtë problem, duhet të shkoni tek mjeku.

Eskpertët tregojnë se djersitja nuk vjen nga nxehtësia, por edhe nga sëmundje që ju mund të keni. Ata për më shumë informacione, tregojnë se sëmundjet që shkaktojnë këtë shqetësim.

 

 

Si fillim është menopauza, që vuajnë gratë në moshën 45- 55-vjeç. Kjo sëmundje shpqërohet me djersitje dhe një sërë sëmundje të tjera.

Një tjetër sëmundje është hiperhidroza idiopatike. Kjo është një gjendje në të cilën trupi prodhon një sasi të tepruar djerse pa ndonjë shkak të njohur mjekësor.

Infeksionet gjithashtu shkaktojnë djersitje. Po ashtu, tuberkulozi zakonisht shoqërohet me djersitje gjatë natës. Por edhe infeksione bakteriale, siç janë endokarditi dhe osteomieliti, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës.

Djersitja prek edhe ata që vuajnë me kancerin. Sheqeri i ulët në gjak mund të shkaktojë djersitje. Personat që marrin insulinë ose pilula diabeti mund të kenë hipoglikemi brenda natës, e cila shoqërohet me djersitje.

Çrregullimet hormonale po ashtu. Djersitja dhe skuqja e fytyrës mund të shoqërohen me një sërë çrregullimesh hormonale, duke përfshirë feokromocitomën, sindromën karcinoide dhe hipertiroidizmin

ME TE LEXUARAT