Jeni djegur si mos më keq nga dielli, ja si ti shpëtoni dhimbjes

Soft

Jeni djegur si mos më keq nga dielli, ja si ti shpëtoni dhimbjes

Pushimet verore, detin, diellin dhe ngjyrën perfekte i duam të gjithë, por këto vijnë bashkë me djegien nga dielli. Jo të gjithë mund ta shmangin këtë problem madhor, por, sipas dermatologëve, mund të shpëtoni nga dhimbjet.

Flora Kim dhe Amy Ross tregojnë se përdorimi i një ibuprofeni do të ishte efektiv. “Si një ilaç anti-inflamator ai me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim në kufizimin e inflamacionit, i cili shoqërohet me skuqjen intensive të një djegie nga dielli. Mbajtja e djegies së freskët menjëherë me akull ose diçka tjetër të ftohtë do të ndihmojë në minimizimin e shkallës së djegies, nëse bëhet në mënyrë akute”, shpjegojnë të dyja dermatologet.

Krahas aloe verës, ata rekomandojnë që të përdorin edhe vitaminën C, E, si dhe acid ferulik. Me këtë rast, dermatologët thonë se përderisa lëkura është e djegur nga dielli, duhet pasur kujdes që të mos e gërvishni apo dëmtoni atë.

ME TE LEXUARAT