“Kupa e Shqipërisë” për çiklistët, bllokohen disa segmente rrugore, policia bën njoftimin e rëndësishëm

Aktualitet

“Kupa e Shqipërisë” për çiklistët,

“Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore.

Në datat 14 dhe 15 qershor 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Korçë, do të organizojnë aktivitetin "Kupa e Shqipërisë", me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare.

Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, do të marrin masa sigurie duke bllokuar akset rrugore si më poshtë:

⛔Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

⛔Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.

Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesëve të rrugës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme me mjet prej tyre, në këto segmente rrugore deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion