Horosopi i ditës 19 gusht, e martë “tersi” për këto shenja

Astrologjia për këtë të martë sjell një tablo të larmishme për të gjitha shenjat, me tensione, ulje-ngritje, por edhe mundësi të mira për zgjidhje dhe surpriza. Ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë:
Dashi
Ditë shumë e qetë dhe pa probleme për ata që janë në një lidhje. Do flisni hapur me partnerin dhe do ndiheni të lirë. Beqarët do e nisin ditën me pozitivitet, por nuk do gjejnë ende personin e duhur. Financat kërkojnë kujdes, shmangni çmenduritë edhe nëse gjendja është e mirë.
Demi
Tensioni do mbizotërojë në çift, debatet mund të arrijnë në kulm. Beqarët nuk duhet të nxitojnë, por të reflektojnë para çdo hapi. Në planin financiar, Saturni ndihmon në menaxhimin me maturi të të ardhurave. Pa probleme serioze.
Binjakët
Mos gjykoni partnerin për çdo gjë sot, sepse mund ta lëndoni. Beqarët para vendimeve duhet të marrin mendimin e miqve. Financat janë të favorizuara, priten edhe transaksione pa rrezik.
Gaforrja
Çiftet mund të fiksohen pas idesë së ndarjes. Debatet do e vështirësojnë ditën. Beqarët kanë shanse për dashuri me shikim të parë. Financat mbeten të dobëta, edhe pse do merrni masa.
Luani
Qetësi në çift, moment i mirë për të diskutuar tema delikate me partnerin. Beqarët duhet të shmangin gjykimin sipas pamjes së jashtme, që mund t’i zhgënjejë. Financat të qëndrueshme, edhe për ndonjë shpenzim ekstra.
Virgjëresha
Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha për t’i zgjidhur. Yjet krijojnë një ambient të ngrohtë. Beqarët pasionantë, gati për çmenduri nga dashuria. Kujdes me shpenzimet, përndryshe situata financiare rrezikon tatëpjetë.
Peshorja
Venusi ju favorizon, duke sjellë komunikim të ngrohtë dhe zgjidhje të qeta të mosmarrëveshjeve. Beqarët do vazhdojnë kërkimin për princin e kaltër, por ende pa fat. Financat delikate, mendohuni mirë edhe para shpenzimeve të nevojshme.
Akrepi
Probleme të vogla në çift, kujdes me fjalët. Beqarët të lirë të bëjnë çfarë të duan – emocionet të mëdha, por jo domosdoshmërisht lidhje serioze. Financat të menaxhuara me maturi.
Shigjetari
Dita sjell ulje-ngritje për çiftet, asgjë nuk do shkojë siç është menduar. Beqarët me një ditë të zakonshme, takime por jo lidhje serioze. Financat mbështeten nga fati, moment për t’i stabilizuar.
Bricjapi
Ditë e paqëndrueshme për çiftet, asgjë nuk funksionon si duhet. Beqarët duhet të mendojnë shumë para se të hedhin hapa. Për disa nuk është koha e duhur për lidhje. Financat nuk duhen rrezikuar edhe kur gjendja duket e mirë.
Ujori
Harmoni dhe ngrohtësi në çift. Beqarët duhet të dalin nga vetja, ndryshe nuk do gjejnë personin e duhur. Financat jo të këqija, por çdo hap duhet maturi.
Peshqit
Ditë e mrekullueshme për çiftet, me surpriza të mëdha. Beqarët do joshin dhe do takojnë dikë që iu përshtatet. Mund të nisë një ndryshim i madh për ta. Financat në ekuilibër, por investimet nuk rekomandohen sot.


