Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës për të Rinj - JBMO 2023, https://jbmo2023.al/, Tirane 23-28 Qershor 2023

Soft

Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës

Në këto momente po zhvillohet në mjediset e shkollës Sami Frashëri Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj-JBMO 2023.

Ky është edicionit i 27-të i JBMO dhe i dyti që Shoqata Shqiptare e Matematikës -AMA (www.ama.org.al), përfaqësuese zyrtare e JBMO organizon dhe pret në vendin tonë në 24 vitet e fundit.

JBMO është konkurs i përvitshëm për nxënësit deri në moshën 15 vjec (klasa e 9-të). Në këtë event marrin pjesë nxënës nga 19 shtete të Ballkanit dhe më gjerë. Programi i Olimpiadës do të zgjasi nga data 23 deri në 28 Qershor. Pjesëmarrësit do të sfidojnë njohuritë e tyre në fushat e matematikës dhe
logjikës.

Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës

Më datë 24 Qershor u mbajt në Tiranë ceremonia e hapjes së JBMO 2023.
JBMO 2023 vë në dukje rëndësinë e matematikës në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë, angazhimin e vendit tonë për të kultivuar aftësitë intelektuale e shkencore ndër breza, për të promovuar talentet e reja dhe ngjallur interesin në fushën e matematikës e shkencës në përgjithësi.

Ngjarje të tilla bashkojnë të rinj nga kultura të ndryshme e i mundësojnë atyre që të rriten me një mendësi tolerante për shoqërinë. JBMO 2023 ka mbështetjen e institucioneve, organizatave dhe bizneseve në vend dhe Kosovë ndër të cilat përmendim:

VIRTUS EXCELLENCE TRAINING CENTER, CREDINS BANK, NINETY-ONE, ERA CATERING, NEW YORK SCHOOL OF SCIENCE IN KOSOVO, WISEWORD, MULTI MEDICAL CENTER, BASHKIA BERAT, MINISTRIA E KULTURËS, MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME, MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E
JASHTËME.

Edicioni i 27-të i Olimpiadës Ballkanike të Matematikës

Shoqata Shqiptare e Matematikës (AMA) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë (MAS) dhe Shoqërinë e Matematikës për Europën Juglindore (MASSEE) realizon pjesëmarrjen e Shqipërisë në konkurrime të rëndësishme ndërkombëtare me arritje spikatëse ndër të
cilat përmendim;

- Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rritur - Balkan Math Olympiad (BMO), (1 Medalje Argjendi & 8Medalje Bronxi)
- Olimpiadat Ballkanike të Matematikës për të Rinj – Junior Balkan Math Olympiad (JBMO), (6 Medalje Bronxi)
- Olimpiada Evropiane e Matematikës për Femra (EGMO), (1 Medalje Bronxi)
- Olimpiada Nderkombetare te Matematikës (IMO). (3 Medalje Bronxi)
AMA bashkëpunon ngushtë edhe me shoqatën simotër dhe matematicienët e Kosovës prej vitit 2020 realizon me sukses KAMO- Kosovo-Albania Mathematical Olympiad (KAMO).
KAMO 2023 do të zhvillohet në Tiranë në data 18-21 Korrik 2023.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion