Ecja me metodën 6-6-6 është trendi i ri për humbjen e peshës, ja se si funksionon

Soft

Ecja me metodën 6-6-6 është trendi i ri për humbjen e

Ecja me metodën 6-6-6 po bëhet trendi më i ri për humbjen e peshës dhe për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular. Kjo rutinë ushtrimesh premton përfitime të shumta dhe madje rekomandohet edhe nga mjekët.

Si funksionon metoda 6-6-6

• 60 minuta ecje gjashtë ditë në javë në një ritëm të shpejtë.
• Koha e ecjes: 06:00 ose 18:00.
• Përfshin 6 minuta ngrohje dhe 6 minuta defaticim me ritëm më të ngadaltë.

Përfitimet shkencore
• Zgjedhja e një ore të caktuar ndihmon në krijimin e një zakoni të rregullt.
• Ecja me stomak bosh në mëngjes mund të përshpejtojë djegien e dhjamit, ndërsa ecja pas ushqimit ndihmon tretjen, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe kontribuon në humbjen e peshës.
• 60 minuta ecje në ditë përputhet me rekomandimet për aktivitet fizik: 150 minuta javor me intensitet të moderuar ose 75 minuta me intensitet të lartë.

Një studim i vitit 2025 tregon se 7,000 hapa në ditë, të përballueshëm gjatë një ore ecje, lidhen me rrezik më të ulët për sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe demencën.

Ngrohja dhe defaticimi
• Ngrohja: Rrit gradualisht frekuencën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut, duke zvogëluar rrezikun e dëmtimeve.
• Defaticimi: Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes muskulore dhe lejon zemrën të kthehet në ritmin normal. American Heart Association rekomandon 5–10 minuta për secilën fazë; 6 minuta janë të mjaftueshme.

Çfarë ka më shumë rëndësi

Ekspertët theksojnë se vazhdimësia ka më shumë rëndësi se ndjekja e një formule të saktë. Lennert Veerman, profesor i shëndetit publik, shpjegon: “Çdo aktivitet fizik i vazhdueshëm është efektiv. Për shumicën e të rriturve, ecja është e këshillueshme dhe e sigurt. Në rast sëmundjesh kronike, konsultohuni me mjekun.”

Nëse 60 minuta duket shumë, mund të filloni me segmentet 20-minutëshe dhe t’i rritni gradualisht. Çdo përmirësim është një hap drejt shëndetit më të mirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion