“Një 1 minutë heshtje dhe nisët teatrin”, Lamallari i kthehet opozitës: S’më latë të flas. Do iki në Korçë, s`qëndroj në shfaqjen tuaj

Aktualitet

“Një 1 minutë heshtje dhe nisët teatrin”, Lamallari i

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur për interpelancë, por pas debateve të shumta dhe mungesës së mundësisë për të folur, sipas tij, ai është larguar.

Ai akuzon opozitën se po bën teatër dhe nuk po mundohet të bëjë interpelancë me të, teksa një nga deputetët që iu kthye kundër ishte deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili i kërkoi dorëheqjen pas krimit të sotëm në zonën e Maliqit në Korçë, ku humbi jetën një efektiv i “Shqiponjave”.

“Kam kërkuar disa herë fjalën dhe nuk më është dhënë. Të mbash një minutë heshtje për një efektiv të vrarë dhe të bësh më pas një teatër të tillë, është e turpshme. Ruaji Zot këta njerëz që janë të gatshëm të ecin mbi viktima vetëm për të marrë çfarë kërkojnë.

Ju pyesni ministrin e brendshëm dhe vetëm të flisni nuk e lini. Ju shkoni në protestë, të bëni ndonjë reels, sepse vetëm frymëzim nuk jepni. Ju Shehaj keni dalë nga kjo parti dhe nuk ju beson njeri. Dëgjo, mos bëj zhurmë. Po komunikoja me drejtorin e Policisë së Shtetit, që më njoftoi se efektivi i plagosur është jashtë rrezikut.

Atje do të menaxhohet situata në maksimum dhe do të merren masat e duhura. Unë erdha për interpelancën, por vetëm e tillë nuk është. Unë do të largohem, sepse është më mirë të jem atje (në Korçë), sesa të qëndroj këtu në këtë teatër që ju po bëni”, tha Lamallari.

ME TE LEXUARAT