Rubio: Putini pranon takimin me Zelenskyn, Washingtoni po e organizon

Bota

Rubio: Putini pranon takimin me Zelenskyn, Washingtoni po e organizon

Senatori amerikan Marco Rubio njoftoi se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe se tani Shtetet e Bashkuara po punojnë për organizimin e këtij takimi.

Rubio theksoi rolin e ish-presidentit Donald Trump, duke e cilësuar si liderin e vetëm që mund të komunikojë njëkohësisht me të dy presidentët dhe t’i sjellë ata në të njëjtin tavolinë për bisedime.

Senatori shtoi se pas përfundimit të luftës, Ukraina ka të drejtën sovrane të nënshkruajë marrëveshje sigurie jo vetëm me SHBA dhe vendet europiane, por edhe me shtete të tjera, duke e konsideruar këtë themelin e stabilitetit të ardhshëm të vendit. Ai vuri në dukje se kjo e drejtë është tashmë e njohur gjerësisht, madje edhe nga Rusia, dhe se ka ndodhur për herë të parë nën presion ose nxitjen e Trump.

“Një Ukrainë pas përfundimit të konfliktit ka të drejtën të nënshkruajë marrëveshje sigurie me shtete të tjera. Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë europianë, por edhe me shtete jashtë Evropës, për të siguruar një garanci të tillë sigurie. Kjo duhet të hyjë në fuqi pas një marrëveshjeje paqeje, që Ukraina të ndihet e sigurt në të ardhmen”, shtoi ai.

Rubio sqaroi gjithashtu se Washingtoni nuk po ofron më armë apo para për Ukrainën, por vetëm kryen shitje pajisjesh ushtarake, të cilat financohen dhe transportohen drejt Kievit nga vendet europiane përmes NATO-s.

ME TE LEXUARAT