Duhet të jeni të kujdesshëm, janë pikërisht këto shqetësimet që tregojnë se mund të keni kancer në stomak

Kanceri në stomak është shumë i rrezikshëm dhe numri i viktimave në vit, nga ky shkak, është i lartë. Mjekët, teksa sugjerojnë dhe këshillojnë që të bëni vizita dy herë në vit, na bëjnë me dije disa nga simptomat e këtij lloji kanceri.
Mjekët tregojnë se:
1. Marramendje dhe lodhje
2. Anemi, për shkak të humbjes së zgjatur të gjakut nga stomaku.
3. Jashtëqitje me ngjyrë të errët.
4. Pak ose aspak oreks dhe neveri ndaj ushqimeve të caktuara. Sidomos ushqime me erë të fortë, si kafe ose barishte dhe erëza.
5. Të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë pasi të hani.
6. Të përziera
7. Të vjella, ndonjëherë me sasi të vogla gjaku.
8. Urth.
9. Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe/ose afër kraharorit.
10. Humbje e papritur e peshës, pa ndryshuar dietën tuaj ose rutinën e ushtrimeve.
11. Në rast se keni këto simptoma, është mirë të vizitoni një mjek për të kryer kontrollet përkatëse.


