Faqja Kryesore/Aktualitet/Vrasja e Klodian Rashës, shtyhet seanca ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj

Aktualitet

Faqja Kryesore/Aktualitet/Vrasja e Klodian Rashës, shtyhet seanca ndaj

Gjykata e Tiranës shtyu për më 20 maj seancën gjyqësore për Nevaldo Hajdarajn, ish-efektivin e Policisë, të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Seanca e parë e procesit dështoi për shkak të mungesës së prokurorit Ardian Braho, ndërkohë që arsyet e tij nuk dihen ende.

Ish-efektivi i forcave “Shqiponja” gjykohet për akuzën e “vrasjes me dashje” të 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje kjo e ndodhur 8 dhjetorin e vitit të kaluar, në kryeqytet.

Në seancën e 26 marsit, ku ishte i pranishëm edhe babai i 25-vjeçarit të vrarë, ai i kërkoi ndjesë babait të Rashës, duke i thënë se nuk e kishte dëshiruar ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion