Bën 20 orë palestër në javë, 71-vjeçarja: Ndihem më mirë se në rini

Soft

Bën 20 orë palestër në javë, 71-vjeçarja: Ndihem

Njihuni me Mary Duffy nga Connecticut, 71-vjeçarja që bën 20 orë në javë palestër. Ajo ka rrëfyer se në vitin 2007 kur nëna e saj ndërroi jetë dhe Mary mori shumë kilogramë, vendosi që të shpëtojë nga kilet dhe dhimbja duke nisur palestrën.

Ajo tregoi se që në vitin e parë arriti të humbiste më shumë se 20 kilogramë. Shpejt, ajo u bë kampione për moshën e saj në ngritjen e peshave.  “Nisa të shkoja në palestër kur po merrja kile me ritme të shpejta. Pash veten në pasqyrë dhe thash: kjo nuk jam unë.

Bën 20 orë palestër në javë, 71-vjeçarja: Ndihem

Rashë nga pesha me shpejtësi dhe kuptova se sa më shumë stërvitesha aq më shumë më pëlqente të frekuentoja palestrën. Unë jam 71 vjeçe aktualisht dhe ndjehem shumë më mirë fizikisht se sa kur isha në moshën 40-vjeçare.

Bën 20 orë palestër në javë, 71-vjeçarja: Ndihem

Shumë njerëz më thonë se jam shumë e moshuar për ta bërë këtë gjë, por komentet frymëzuese janë shumë herë më shumë dhe kjo më bën që të vijojë rutinën time. Nuk do të heq dorë”, tha ajo për DailyMail.

 

ME TE LEXUARAT