Banka i transferoi gabimisht mbi 6 milionë euro, burri nga Turqia i kthen se janë ‘haram’

Soft

Banka i transferoi gabimisht mbi 6 milionë euro, burri nga Turqia i kthen

Kur Özkan Aydik, një punëtor pastrimi 42-vjeçar me banim në distriktin Gölcükler të rrethit Menderes në Turqi, hyri në aplikacionin mobile banking për të paguar faturën e gazit mëngjesin e 23 tetorit, ai pa se ishin 23 milionë e 16 mijë e 393 lira turke (mbi 6 milionë euro) të depozituara në llogarinë e tij.

Aydik, i habitur shumë, raportoi menjëherë situatën tek shërbimet e klientëve të bankës.

Aydik, i cili donte të mësonte se nga vinin këto para, pasi nuk u dhanë asnjë informacion, shkoi menjëherë në filialin e bankës. Ai i i ktheu të gjitha paratë por përsëri nuk mund të zbulonte se nga erdhi tërë ajo shumë, raportojnë mediat në Turqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aydik ka deklaruar se nuk i ka treguar askujt për situatën paraprakisht sepse nuk donte t’i ngatërrohej mendja dhe pasi i ktheu paratë në bankë, ia shpjegoi situatën familjes dhe fqinjit.

Më pas qytetari i ndershëm ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Menderes dhe ka dhënë një deklaratë.

Aydik tha se ka pasur një tronditje të madhe dhe se e ka kthyer të gjithë shumën sepse ishin para haram.

“Kur hyra në aplikacionin tim mobile banking për të paguar faturën e gazit natyror, pashë se kisha më shumë se 23 milionë lira në llogarinë time, u habita dhe menjëherë thirra shërbimin e klientit të bankës dhe pyeta se nga erdhën këto para.

Kur nuk mora përgjigje, shkova menjëherë në bankë dhe i shpjegova situatën. Ata bënë disa telefonata: “Dhe më pas i ktheva të gjitha paratë në bankë, sepse ishin para haram”, tha ai./arbresh

ME TE LEXUARAT