Operacion anti-drogë gjatë natës në Korçë, kontrollohen 15 banesa dhe lokale, në pranga 6 persona

Aktualitet

 

Operacion anti-drogë gjatë natës në Korçë,


Policia e Korçës ka vijuar operacionin “Tempulli” ku ka arrestuar gjashtë persona në kuadër të vijimit të operacionit anti-drogë.

Efektivët e Korçës kanë ekzekutuar 6 urdhër ndalime nga Gjykata e Korçës, gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë mbrëmjes të së hënës e gjithashtu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Arrestimi i këtyre 6 shtetasve u bë pas një hetimi 3 mujor të kryer nga prokuroria dhe policia.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë nga Korça dhe gjatë hetimeve janë siguruar prova që ata janë të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat, janë bërë 15 kontrolle në banesa, lokale e vende ku të arrestuarit mund të shisnin lëndën narkotike. Mësohet se janë sekuestruar edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia e Korçës.

Në vijim pritet një informacion më i detajuar nga policia e Korçës.

ME TE LEXUARAT