Bajamet, 7 arsye pse duhet t'i konsumojmë çdo ditë

Soft

Bajamet, 7 arsye pse duhet t'i konsumojmë çdo ditë

16 shkurti njihet si Dita Botërore e Bajames dhe kjo është një arsye shumë e mirë për t’i kujtuar vetes se pse ky frut i thatë duhet të jetë pkesë e pandashme e përditshmërisë tonë. Ja 7 arsye:

Mbron zemrën

Bajamet janë të pasura me yndyra të mira (omega-9) që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL).

Ndihmon trurin

Vitamina E dhe antioksidantët mbrojnë qelizat nervore dhe lidhen me përmirësimin e kujtesës.

Kontrollon peshën

Edhe pse kanë kalori, bajamet të mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e oreksit.

Stabilizon sheqerin në gjak

Janë të shkëlqyera për njerëzit me rezistencë ndaj insulinës ose diabet tip 2.

Forcon kockat

Përmbajnë kalcium, magnez dhe fosfor.

Përmirëson lëkurën

Vitamina E ndihmon në mbrojtjen kundër plakjes së parakohshme.

Rrit energjinë natyrale

Një grusht bajame në ditë është “karburant” i shëndetshëm

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion