Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e Tiranës

Aktualitet

Skandali me videot intime, Adrian Hila merret në pyetje nga policia e

Kompozitori Adrian Hila, është paraqitur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje në lidhje me skandalin e publikimit të videove intime të tij me disa prej artisteve shqiptare.

Sipas raportimeve nga mediat, mësohet se Hila po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike, lidhur me filmimet dhe rrjedhjen e tyre në website të ndryshme.

Kujtojmë se Hila është kontaktuar mbrëmjen e së mërkurës nga një hetues i njësisë “C” të Policisë së Tiranës dhe është ftuar të paraqitet në polici për të dhënë dëshmi si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Kompozitori ka deklaruar gjatë komunikimit me efektivët se nuk mundej për momentin të paraqitej, duke argumentuar se gjendja e tij psikologjike ishte rënduar pas publikimit të videove. Ai ka pretenduar gjithashtu se kamera e tij është hakeruar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet për rrethanat e publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime, duke verifikuar disa pista dhe përgjegjësitë e mundshme penale.

Në kuadër të hetimit janë marrë në konsideratë katër vepra penale, ndërsa Adrian Hila është ndër personat që po verifikohen për rolin që mund të ketë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT