“Shqipëria ka ndryshuar”, Rama fjalim në mbrëmjen gala në New York: Sot korrupsioni luftohet çdo ditë

Politikë

edi-rama-5-300x194.jpeg

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar në New York nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku përsëriti se korrupsioni në Shqipëri po luftohet si asnjëherë më parë në historinë e vendit.

Kreu i qeverisë tha se ndryshe nga përceptimi i opinionit publik në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë e shohin si sukses zbulimin dhe dënimin e rasteve korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit e jo vetëm

Sipas Ramës, asnjë zyrtar apo pushtetar në Shqipërinë e sotme nuk mund të bëjë korrupsion i pashqetësuar nga ndëshkimi penal.

“Martini, në fjalën hapëse, nuk harroi të përmendte korrupsionin. Dhe varet shumë nga se si e shohim. Është e çuditshme që shqiptarët, ajo çfarë shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses.

Pyetja është: a mund të ketë një vend më shumë korrupsion kur korrupsioni luftohet çdo ditë? Kur lufta kundër korrupsionit ndodh çdo ditë? 

Jo, nuk mund të ketë. Ka pasur një kohë në Shqipëri kur korrupsioni ishte gjithandej dhe lufta kundër korrupsionit ishte shumë e vështirë. Nuk jemi më ky vendi ku mund të ecësh dorë për dore me korrupsionin dhe pa pasur asnjë pasojë, dhe ky është një sukses i madh”,- tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT