Rama nga SHBA sulmon protestuesit: “Shqipëria e shqiptarëve”, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm! Vendi i përket Zotit dhe mikut!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork ku do marri pjesë në punimet e OKB-së, ku do të mbajë dhe fjalimin e tij.
Sakaq, Rama ka zhvilluar edhe një takim me Këshillin e Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ku në podium kryeministri foli edhe për protestën që zhvillohet në Tiranë prej 118 ditësh.
Rama e shikon edhe si sukses të tijin protestën, pasi dikur u shpreh ai na shikonin si “delja e zezë”, ndërsa sot shqiptarët protestojnë për biodiversitet.
@ediramaal BQ
— Z (@Z5838672623320) September 25, 2026
Ndërkohë, u shpreh se slogani i protestës “Shqipëria është e shqiptarëve” është e neveritshme.
Rama: Duke lënë pas pirgje zogj të ngordhur që u kthyen në turpin e vendit tonë sot vendi proteston për biodiversitetin pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara tashmë kemi një ndjesi dhe Shqipëri të re.
Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq. Nuk ekziston më. Sukses i madh siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë afër se ç’ishim me diasporën. Po përgatisim bonon e diasporës që ta përfshijmë në tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporën në vend.
E nisëm me 12 mld dollarë PBB. Është rritur me 2.5 herë. Duke sjellë më shumë investime. Po përgatitemi të hedhim në vend mld jo vetëm me projektin e famshëm Kushner, por edhe me të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër. Gjërat janë shumë të qarta që kemi kaluar një kohë poshtërimi, tregoheshim me gisht në Europë.
Kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në Europë e kishte të lehtë të tregonte shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë zgjedhje. Për të ëndërruar shumë më tepër ta bëjmë PBB aq ta lartë, shumë më tepër me më shumë kurajo.
Pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit pa fajësuar të huajt që vijnë e po na marrin tokën. Kam dëgjuar slogan më të neveritshëm dhe turpshëm Shqipëria u përket shqiptarëve. Nëse do ishte e njëjta gjë ku shqiptarët shkuan përtej nuk do kishim mundur të bënim asgjë. Imagjinojeni nëse Amerika do u bërtiste shqiptarët të shkojnë në shtëpi. Apo italianët grekët? Ku do ishim? Në një epokën neonaziste 4.0. jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut. Është shtëpia e shqiptarit, por duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen.


