Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, merret vendimi për shembjen e plotë të pallatit pesëkatësh

Aktualitet

Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, merret vendimi për

Pallati pesëkatësh në Unazën Jugore të Elbasanit, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur, do të shembet plotësisht.

Godina është shpallur e pabanueshme dhe konsiderohet me rrezik për sigurinë e banorëve.

Shpërthimi, që dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi, ka shkaktuar dëme të rënda strukturore në ndërtesë.

Dëmtimet nuk kufizohen vetëm në pjesën ku ndodhi shpërthimi, por kanë prekur edhe pjesë të tjera të pallatit, duke e bërë të pasigurt qëndrimin në të.  

Për shkak të rrezikut që paraqet ndërtesa, është vendosur shembja e plotë e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion