Arrestohet autori i masakrës në Turqi, tetë v*ktima nga s*lmet me a*më në Afyon Karahisar

Bota

Arrestohet autori i masakrës në Turqi, tetë v*ktima nga s*lmet me

Është arrestuar autori i dyshuar i sulmeve të armatosura në provincën Afyon Karahisar të Turqisë, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe një tjetër u plagos rëndë.

I dyshuari u kap në provincën e Eskişehirit, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe xhandarmërisë turke.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, autori ndalonte automjete rastësisht në rrugë dhe qëllonte me armë zjarri ndaj pasagjerëve. Mes viktimave janë edhe dy mësuese.

Tre persona u gjetën të pajetë në zonën e fshatit Ajazini dhe tre të tjerë pranë fshatit Kigir. Ndërsa dy gra të plagosura ndërruan jetë më vonë në spital.

 Një tjetër person vijon të jetë i shtruar në gjendje të rëndë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion