Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar: Përdorni gjithçka veç talentin

Showbiz

Xheneta “thumbon” Eglin pas performancës me flamurin shqiptar:

Një reagim ka ardhur nga Xhenneta në rrjete sociale, ku duket se ka hedhur një kunjë të drejtpërdrejtë ndaj Egli Takos. Kjo e fundit u ngjit së fundmi në skenë me flamurin shqiptar mbi supe, gjatë një koncerti ku mesazhet patriotike dominuan performancën e saj.

“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah,” shkruan Xheneta, duke lënë të kuptohet se e konsideron këtë gjest më shumë si një veprim për klikime sesa si shprehje e vërtetë patriotizmi.

Ajo vijon më tej duke krahasuar artistët shqiptarë me ata amerikanë: “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemer, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime".

Në përfundim, ajo lëshon një kritikë të fortë: “Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion