“Jam mërzit, u bë 6 rrugë rresht që s’ecin”- Tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, zbardhen bisedat e Plaurent Dervishaj në SkyEcc

Aktualitet

“Jam mërzit, u bë 6 rrugë rresht që

Janë zbardhur bisedat në SkyEcc mes Plaurent Dervishaj, pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve te BE dhe Britanisë së Madhe, me një përdorues tjetër të aplikacionit të koduar.

Në biseda e datës 30 prill 2020, Plaurent Dervishaj i shpreh shqetësimin bashkëbiseduesit lidhur me kapjen e tonelatave drogë me origjinë nga Ekuadori.

“Jam mërzit, u bë 6 rrugë rresht që s’ecin”, i drejtohet Dervishaj bashkëbiseduesit të tij, duke theksuar se droga ishte vendosur në paleta drush.

“Po u kapen 4 ton dy ditë para e i futen gjithë anijet ne skaner”, shton ai, teksa shprehet se çdo gjë ishtë në rregull, por kanë “fat leshi”.

Gjithashtu Plaurent Dervishaj i kërkon bashkëbiseduesit të tij nëse e kishte të mundur që të bënte kalimin e një sasie prej 188 çantash me lëndë narkotike kokainë nga Santa Marta, Kolumbi për në Anwers, dhe nëse e merrte përsipër do i jepte kontaktin që të diskutonin për detajet. Nga bisedat, sipas hetimeve të SPAK, rezulton se Dervishaj kishte bashkëpunëtorë në brendësi të portit që do t’i ndihmonin për nxjerrjen e ngarkesës së lëndës narkotike.

Ai i siguron bashkëbiseduesit se personat me të cilët ka krijuar kontakte ishin seriozë në punë dhe për këtë shkak nuk dëshiron që t’i humbiste duke dalë garant për ta. Dervishaj i dërgon dhe kontaktin e aplikacionit të platformës së enkriptuar SkyEcc, ku rezulton i hetuari tjetër Artur Hoxhosnani.

Pjesë nga biseda:

Plaurent Dervishaj: Nga Santa Marta bohet gjo

Plaurent Dervishaj: Per ne Anders

Plaurent Dervishaj: Me canta

Plaurent Dervishaj: 188

Plaurent Dervishaj: Po

Plaurent Dervishaj: Esht super i fort ky vlla

Plaurent Dervishaj: Po qe se ja mer menja te jap kontaktin qe te sqaroheni,

Plaurent Dervishaj: per me mir

Plaurent Dervishaj: Me puntor mrena vila

Plaurent Dervishaj: Ok ja se do ta coj tani

Plaurent Dervishaj: Me puntor dhe sikyriti

Plaurent Dervishaj: Vlla ktu rri pa merak

Plaurent Dervishaj: Kto jan serioz ne pun e sdu ti hum

Plaurent Dervishaj: Jan shum te sakt

Plaurent Dervishaj: Ktu garantoj un

Plaurent Dervishaj: Ok

Plaurent Dervishaj: Si je po mërzit pak mu kap nji punë ka dy dit

Plaurent Dervishaj: U bon 6 rrugë rresht qe nuk ecin

Plaurent Dervishaj: Osh bo keq s’po merret vesh

Plaurent Dervishaj: Ekuador

Plaurent Dervishaj: Me paleta drush

Plaurent Dervishaj: Po u kapen 4 ton dy dit para e i futen gjithë anijet ne skaner

Plaurent Dervishaj: Po do çdo ishte ok po fat leshi

Plaurent Dervishaj: Vlla kryesori eshtë në burg në Spanjë

Plaurent Dervishaj: Qe na u vonu puna qe se nisem

Plaurent Dervishaj: Mu kap ajo qe te thash ne belgjik 811 Cop

Plaurent Dervishaj: Ka me shum se nji muaj vlla e kisha me firmë me firmë

Plaurent Dervishaj: Me paletë druri./panorama 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion