Hetimet për atentatin ndaj Ndojës fundosën grupin që “mbushi” Europën me kokainë! Si iu kap 1 ton ngarkesë bosit të ‘Cincos’ me Dervishajn

Aktualitet

Hetimet për atentatin ndaj Ndojës fundosën grupin që

Hetimi që SPAK kishte nisur për grupin kriminal që kishte planifikuar atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja çoi në zbulimin e grupit që mbushi me kokainë gjithë Europën.

Emra të njohur të botës së krimit, si Palurent Dervishaj, i penduari Erion Alibej, por edhe biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj, ishin pjesë e grupit me 16 anëtarë në total që trafikuan të paktën 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro.

Report Tv ka siguruar dosjen e SPAK, ku zbardhen të gjitha episodet e trafikut të kokainës dhe hashashit që kryesisht grupi e trafikonte nga Amerika e Jugut në drejtim të vendeve të BE-së. Një prej anëtarëve të grupit është edhe bosi i ‘Cincos’, Ermir Ndreaj i cili u arrestua në Palasë duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz.

Edhe në komunikimin me anëtarët e grupit kriminal me të cilët trafikonte kokainë, Ndreaj preferonte të quhej me nofkën ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai.

Biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me pseudonimin “burrelsi”, “lambo”, “santucio” dhe “santucio nee”. Vëllai i tij Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet “keli dhe “Santucio brother”. Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si Bisha dhe Bisha NeNew.S

PAK ka zbardhur të paktën 5 episode të trafikut të kokainës, ku porositës ka qenë edhe vetë ‘bosi’ i Cincos Ermir Ndreaj. Ky detaj është zbuluar përmes bisedave në SkyECC mes biznesmenit Ndreaj dhe Artur Hoxhosmanit, teksa diskutonin fiks 4 ditë pas sekuestrimit të gati 1 ton kokainë në portin e Belgjikës, në prill të vitit 2020, që ishte pjesë e një dërgese në total prej 4 tonësh. Në biseda, Ndreaj pranon se 809 pako nga kokaina që u sekuestrua ishin të tij.

Ermir Ndreaj: A ke dhe nr kondiner?

Artur Hoxhosmani: Po cila nga ato?

Ermir Ndreaj: Se jam 9 kuti

Artur Hoxhosmani: Të ra ndok punë prapë?

Ermir Ndreaj: Dhe mua 809 copë.

 

ME TE LEXUARAT