Xheneta nuk heq dorë nga Gjesti, thumbon lidhjen e tij me Eglin: E do fama, por një javë do zgjasë!

Showbiz

Xheneta nuk heq dorë nga Gjesti, thumbon lidhjen e tij me Eglin: E do fama,

Mbrëmjen e së shtunës, teksa e gjithë vëmendja ishte përqendruar në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, Xheneta, ka publikuar një video thumbuese në InstaStory.

Në video, ajo shfaqet në shoqërinë e Brikendës, ish-banore e edicionit të dytë të BBVK, dhe në sfond dëgjohet qartë transmetimi live i finales së BBVIP Albania, ndërkohë që dyshja nuk hezitojnë të hedhin thumba ndaj Eglit dhe Gjestit.

Xheneta e nis me një batutë: “O njerëz, më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, duke ironizuar lidhjen që u formua brenda shtëpisë mes Eglit dhe Gjestit.

Brikenda vazhdon me të njëjtin ton thumbues: “Do, do që e kanë natën e fundit bashkë, edhe më kurrë s’do të shihen, as për kafe.”

Xheneta ndërhyn: “Nejse, një muaj duhet…”

Dhe Brikenda i përgjigjet: “Duhet, kështu e do loja.”

“E do publiku, e do fama”, shton sërish Xheneta me ironi.

Për të kompletuar bisedën, Brikenda hamendëson me humor: “Një javë do zgjasë…”, ndërsa në Xheneta pyet me ironi: “E pse po qan?”.

Brikenda përgjigjet në stilin e saj: “Po emocionohem se nata e fundit, s’e sheh ajo me sy më…”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion