VIDEO/ Puthje romantike në Romë, Dua Lipa dhe Callum Turner kapen në momente intime pranë Fontana di Trevi

Showbiz

VIDEO/ Puthje romantike në Romë, Dua Lipa dhe Callum Turner kapen

Një moment romantik mes Dua Lipas dhe bashkëshortit të saj Callum Turner është bërë viral në rrjet, teksa çifti u filmua duke u puthur dhe përqafuar pranë Fontana di Trevi, në zemër të Romës.

Të sapomartuarit po shijojnë muajin e mjaltit në Itali dhe, pas disa ditësh pushime buzë detit, kanë zgjedhur të vizitojnë edhe kryeqytetin italian.

Gjatë shëtitjes nëpër atraksionet turistike, ata nuk kaluan pa u vënë re, ndërsa kamerat kapën momente të tyre plot dashuri, me aktorin që dukej më i afërt dhe më i përfshirë në përkëdhelje.

Gjatë qëndrimit në Romë, çifti vendosi të darkojë në restorantin tradicional Trattoria da Danilo, ku edhe u fotografuan nga vetë pronari. Ky i fundit ndau një foto në rrjetet sociale, duke shkruar: “Diçka papritur magjike sonte… Dua Lipa darkoi me ne së bashku me bashkëshortin e saj, Turner”.

Sa i përket paraqitjes, këngëtarja u shfaq elegante me një bluzë saten blu me detaje të bardha, xhinse dhe një çantë të zezë lëkure, ndërsa aktori kishte zgjedhur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe xhinse.

Kujtojmë se çifti kurorëzoi dashurinë e tij më herët gjatë këtij muaji, me një ceremoni civile në City Hall London, e ndjekur nga një festë tre-ditore luksoze në Palermo.

ME TE LEXUARAT