Zjarri përfshin barin e thatë dhe shkurret përgjatë aksit Kukës-Gostil

Aktualitet

Zjarri përfshin barin e thatë dhe shkurret përgjatë aksit

Një zjarr i rënë përgjatë aksit rrugor Kukës–Gostil është shuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës i Kukësit, duke shmangur përhapjen e flakëve në një zonë më të gjerë.

Zjarri, i cili u shfaq pak minuta më parë, rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte avancimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar të thatë, shkurre dhe ferra. Tym i dendur u përhap në segmentin rrugor, duke krijuar vështirësi të përkohshme për drejtuesit e mjeteve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan pa lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të tjera.

Qarkullimi i automjeteve në këtë aks nuk u ndërpre, megjithëse drejtuesit e mjeteve u detyruan të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të tymit në rrugë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura gjatë kësaj periudhe, pasi temperaturat e larta dhe thatësira rrisin ndjeshëm rrezikun e përhapjes së flakëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion