Digjen gomat në Urën e Milotit, zjarr dhe shtëllunga tymi në zonë

Aktualitet

Digjen gomat në Urën e Milotit, zjarr dhe shtëllunga tymi në

Dhjetëra goma po digjen poshtë urës së Milotit, duke krijuar re të dendura tymi të zi që janë të dukshme edhe nga superstrada.

Pamjet tregojnë një ndotje të madhe të ajrit, ndërsa tymi i zi është përhapur në të gjithë zonën përreth.

Djegia e gomave mbetet një problem i përsëritur në këtë zonë, që shpeshherë shkakton shqetësim për banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor.

Deri më tani nuk raportohet për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron pas djegies së këtyre gomave./ORA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion