“Unë thashë ‘Po’” – Blero Muharremi pranë martesës së tretë pas dy ndarjeve?!

Showbiz

“Unë thashë ‘Po’” – Blero Muharremi

Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se po kalon një moment të rëndësishëm në jetën personale. Së fundmi, ai ndau në Instagram një screenshot nga biseda me të dashurën e tij misterioze, ku ajo i shpreh dashurinë dhe dëshirën për të martuar së bashku.

Partnerja i shkruan: “Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty”, ndërsa më tej shton: “Unë thashë PO, pa më pyetur hiç”, që ngjall dyshime për një fejesë apo martesë të afërt.

“Unë thashë ‘Po’” – Blero Muharremi

Edhe pse identiteti i saj mbetet sekret, fansat janë të bindur se Blero po nis një kapitull të ri në jetën e tij emocionale.

Kujtojmë se Blero ka pasur dy martesa që përfunduan me ndarje, dhe në një intervistë të mëparshme, kur u pyet nëse do të rikthehej me ndonjërën nga ish-partneret e tij — Teutën, Afronën apo ish-partneren misterioze që ai e quante “bebi” — ai u përgjigj se zgjedhja e tij imagjinare do të ishte Teuta Krasniqi, për shkak të lidhjes së veçantë që kanë për shkak të vajzës që kanë së bashku.

Ky moment i ri tregon se Blero është gati të nisë një faqe të re, ndoshta edhe me martesë të tretë, duke lënë pas sfidat e së kaluarës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion