Fier/ Ra nga lartësia teksa saldonte një portë, humb jetën 68-vjeçari në fshatin Sopës
Lajmifundit
/
31 Korrik 2025, 13:11
Aktualitet

Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Sopës të Fierit, pasi ra nga një lartësi teksa po kryente punime saldimi në një banesë private.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është shtetasi T. K., i cili po saldonte portën e pronës së shtetasit V. K., kur humbi ekuilibrin dhe ra. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Materialet procedurale janë referuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë në Prokurorinë e Fierit për vlerësim të mëtejshëm ligjor.


